Miftaraj reagon ndaj krerëve të shtetit: A po keni frikë nga Aleksandër Vuçiq apo është heshtje e blerë

Aktuale

Miftaraj reagon ndaj krerëve të shtetit: A po keni frikë nga Aleksandër Vuçiq apo është heshtje e blerë

Nga: G.B Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:55
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se ditë më parë, Aleksandër Vuçiq President i Serbisë dhe Slavko Nikiq pjesëtar i lartë i MUP-it serb e akuzuan njëri tjetrin për krime lufte ndaj popullatës shqiptare dhe të dy kanë pasur rol dhe pozita të lartë në aparatin shtetëror serb gjatë 1998 dhe 1999.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se reagimi i institucioneve në Kosovë i barabartë me ZERO, derisa shton se nuk po e kupton a po kanë frikë ndaj Aleksandër Vuçiq, apo është heshtje e blerë apo shantazhuar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në Kosovë politika vazhdon me amnistinë nga Vuçiqit dhe krimeve që kanë ndodh në Kosovë dhe maksimumi që politikanët bëjnë për poena partiakë janë fotot me familjarë të viktimave të luftës.

Postimi i tij i plotë:

Para pesë ditëve Aleksandër Vuçiq President i Serbisë dhe Slavko Nikiq pjesëtar i lartë i MUP-it serb e akuzuan njëri tjetrin për krime lufte ndaj popullatës shqiptare.

Të dytë kanë pasur rol dhe pozita të larta në aparatin shtetëror serb gjatë 1998 dhe 1999.

Reagimi i institucioneve në Kosovë i barabartë me ZERO!

S'po e kuptoj a po kanë frikë ndaj Aleksandër Vuçiq, apo është heshtje e blerë apo shantazhuar.

Nëse aferë e tillë do të ndodhte me liderë të Kosovës, do të informohej Këshilli i Sigurimit, do të ishte në të gjitha lajmet e botës e sponsorizuar nga politikanët serb.

Në Kosovë politika vazhdon me amnistinë nga Vuçiqit dhe krimeve që kanë ndodh në Kosovë. Në Kosovë maksimumi që politikanët bëjnë për poena partiakë janë fotot me familjarë të viktimave të luftës.

Në ndërkohë, liderët institucional në Kosovë në dy javët e fundit kanë qenë të zënë duke sharë dhe mallkuar Shqipërinë dhe njwri tjetrin.

Politikë anemike, politikë klienteliste, politikë kundër viktimave të krimeve të luftës, politike për interesa personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat