E thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Albin Kurtit i lejohet kandidimi për deputet

Aktuale

E thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Albin Kurtit i lejohet kandidimi për deputet

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:47
Albin Kurti

Nuk ka gjykatë, e cila mund t'ia ndalojë kandimin Albin Kurtit, Donika Kadajt, Albulena Haxhiut, Faton Topallit e të tjerët. Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk është i dënuar me burg, pos me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore, thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani.

Pavarësisht çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese, profesori nuk dëshiron të komentojë vendimin e saj.

 Ai tha se nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë Supreme, e cila përmbys standardet, të cilat janë të etabluara me të drejtën penale se dënimi me kusht, me gjobë dhe vërejtjet gjyqësore nuk mund të prodhojnë asnjë pasojë juridike.

"Askush nuk ka të drejtë që ata t'i ndalojë të marrin pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë të drejtën aktive edhe për të votuar dhe të drejtën për t'u kandidauar në zgjedhje", tha profesori Fejzullah Hasadi.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovë, tha se i vetmi Kodi Penal është ai i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë kod apo ligj tjetër nuk mund t'i përcaktoi pasojat juridike përpos Kodit Penal.

Sipas gjyqtarit të Supremes, Kodi Penal jo vetëm i Kosovës, por edhe i disa shteteve tjera në mënyrë eksplicite, thotë se dënimi nuk mund të ketë pasoja juridike, kur kemi të bëjmë me këtë lloj të dënimeve, pra me kusht, gjobë dhe vërejtje gjyqësore.

Ai shtoi se Ligji për Zgjedhjet, e thotë se kushdo që është shpallur fajtor tri vjetët e fundit  nuk mund të merr pjesë në zgjedhje e nuk mund të kandidohet, por Ligji për Zgjedhjet nuk është e thënë të thuhet nëse është dënuar me këto lloj dënimesh.

"Ligji është i ndërtuar për juristë që e lexojnë atë dhe ata e dijnë se kush i parasheh pasojat juridike".

Ish kryetari i Gjykatës Supreme, shtoi se nuk ka pas nevojë me thënë Ligji për Zgjedhjet përpos atyre që janë dënuar, sepse nuk është në natyrën e këtij ligji, por të Kodit Penal, i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë ligj tjetër nuk mund t'i përcaktojë e as që i ka përcaktuar, pos Kodit Penal.

Sipas tij, nuk ka vendim të asnjë institucioni e as Gjykatës Kushtetuese e as asaj Supreme që mund të përmbys standardet që janë të etabluara të drejtën penale pë të konkurruar.

"Të gjithë ata që janë dënuar me kusht, me gjobë ose iu ka shqiptuar vërejtje gjyqësore e janë shpallur fajtor kanë të drejtë të kandiduar sipas Kodit Penal, ngase ky nuk e njeh efektetin e këtyre denimeve gjyqësore. Ndërsa pasojë juridike është kjo, kur nuk e lë dikë me kandidu", tha gjyqtari Hasani. 

Ai shtoi se pasojë juridike është, sepse nuk mund të fitojë ndonjë gradë ushtarake, nëse ka qenë i dënuar. Dënimet plotësuese janë diçka tjetër, por pasojat juridike janë këto.  

Sipas standardeve e sipas drejtësisë askush nuk mund t'i pengojë këta persona, të cilët janë të dënuar me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore që të kandidojnë edhe pse janë dënuar me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore.

"Por, jashtë ligjit tek ne mund të ndodhë çdo gjë. Pavarësisht se çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e të tjerët, kjo është standard krucial i drejtësisë dhe nuk mund të prodhojë pasoja juridike dënimi me kusht, gjobë e vërejtje", tha Fejzullah Hasani.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, tha se kjo nuk është se ne e kemi paraparë, por e kemi ndërtuar nga standartet e krijuara në vendet me demokraci të ndërtuar të sistemit të drejtësisë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat