Kepi thotë se Trump nuk bëri thirrje për dhunë ndaj Capitol Hill

Aktuale

Kepi thotë se Trump nuk bëri thirrje për dhunë ndaj Capitol Hill

Më: 8 janar 2021 Në ora: 01:00
Marko Kepi

Anëtari i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Kepi, ka thënë se presidenti në largim, Donald Trump, nuk u ka bërë thirrje simpatizantëve të tij që të ushtrojnë dhunë brenda hapësirave të Capitol Hill në Washington.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special, ai ka thënë se trazirat që janë parë dje brenda hapësirave të Kongresit, kanë lënë një njollë të keqe në historinë amerikane.

“Tashmë gjithçka është qetësuar dhe pothuajse ato trazira kanë përfunduar. Ato trazira kanë lënë një njollë të keqe në histori. Ishte hera e parë që ndodhi një gjë të tillë dhe ishte një gjë që nuk duhej të ndodhte”.

“Një kongresmen republikan tha se bazuar në teknologjinë që e kanë që e dallon personin – disa prej tyre kanë qenë pjese e organizatave ANTIFA dhe Black Lives Matter”.

“Mendoj se kanë pasur shumë individë që janë afruar tek tubimi vetëm për të parë se çfarë po ndodhë”.

“Partia Republikane nuk ka dhënë deklarim sepse nuk e ka dhënë urdhrin – ata e kanë drejtuar gishtin drejt ANTIFA.

Kepi ka treguar se ka qenë në Washnington ku Trump ka mbajtur fjalim dhe sipas tij ai [Trump] nuk ka bërë thirrje për dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat