“Tmerr...Vetëvendosje po mbledhë rrugaqë e vagabonda” - zyrtari i LDK-së me akuza të rënda

Aktuale

“Tmerr...Vetëvendosje po mbledhë rrugaqë e vagabonda” - zyrtari i LDK-së me akuza të rënda

Nga: A.Morina Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:04
Lëvizja Vetëvendosje

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, në një postim në rrjetin social Facebook ka akuzuar rëndë Lëvizjen Vetëvendosje.

Gecaj tha se VV po mbledhë rreth vetes rrugaqë dhe vagabonda. Këto komente zyrtari i LDK-së i bëri pas reagimeve të ulëta dhe ndryra nga përkrahësit e Vetëvendosjes drejtuar atij.

"Tmerr ... i ka mbledhë LVV rreth veti të gjithë rrugaqët e vagabondët. Unë kam polemizuar e kritikuar secilën parti rivale, por kurrë reagime me të ulëta e më të ndyra se nga përkrahësit e LVV nuk kam pranuar", u shpreh Gecaj, përcjell "Bota sot"

Postimi i plotë

Tmerr ... i ka mbledhë LVV rreth veti të gjithë rrugaqët e vagabondët. Unë kam polemizuar e kritikuar secilën parti rivale, por kurrë reagime me të ulëta e më të ndyra se nga përkrahësit e LVV nuk kam pranuar. Duhet me i fshi ose me i blloku së paku 10-20 rrugaqë në ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat