Qytetarit i dëmtohet komplet punëtoria, e thyen krahun duke tentuar të hyjë në objekt

Aktuale

Qytetarit i dëmtohet komplet punëtoria, e thyen krahun duke tentuar të hyjë në objekt

Më: 11 janar 2021 Në ora: 11:55
Qytetarit i dëmtohet komplet punëtoria, e thyen krahun duke tentuar të hyjë në objekt

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në disa komuna të Kosovës.

Një qytetar nga Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se iu është shkatërruar nga uji komplet puntoria e mobiljeve.

Ai madje thotë se njëri nga pronaret e lokaleve e ka thyer krahun duke provuar që të hyjë në punëtori.

Rrjedhimisht, ai thotë se iu janë bërë dëme qindra euro.

Gjilani nuk është komuna e vetme që është prekur nga reshjet.

Edhe në disa komunat të tjera ka pasur bllokim të qarkullimit e disa shtëpi janë mbushur me ujë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat