Mërgimtari nga Kosova pas vendimit të KQZ-së: Do ta lidhi telefonin në qafë, sa më afër veshit

Aktuale

Mërgimtari nga Kosova pas vendimit të KQZ-së: Do ta lidhi telefonin në qafë, sa më afër veshit

Nga: D.RR Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

E një mërgimtar që është regjistruar për të votuar, ka publikuar regjistrimin e tij në një grup në Facebook.

Ai ka shkruar se hapi i parë u krye, ndërsa hapi i dytë sipas tij, “me lidh telefonin në qafë, sa më afër veshit”, duke bërë të ditur se do jetë në gatishmëri për thirrjen nga KQZ.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat