“Ata që po e pengojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe ajo e Nënë Terezës dhe e Skënderbeut”

Aktuale

“Ata që po e pengojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe ajo e Nënë Terezës dhe e Skënderbeut”

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:21
Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se ata që sot po e pengojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës në Prishtinë, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe shtatorja e Nënë Terezës dhe ajo e Skënderbeut.

Latifi, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se ky refuzim ka thjesht dhe vetëm shkaqe fetare.

Shkrimi i plotë:

Një gjë duhet ta keni të qartë: ata që sot po e pengojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës në Prishtinë, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe shtatorja e Nënë Terezës dhe ajo e Skënderbeut.

Një kohë pata menduar se refuzimi për ta vendosur Anton Çetën në oborrin e Institutit Albanologjik, ishte thjesht çështje inatesh personale mes akademikësh. E kisha gabim.Ky refuzim ka thjesht dhe vetëm shkaqe fetare.

Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik dhe për mendjet anadollake përkatësia kombëtare e dikujt nuk ka kurfarë vlere para përkatësisë fetare.Janë këto mendje që prej vitesh mundohen të depërtojnë me helmin e tyre në gjithë jetën institucionale e kulturore të Kosovës, me qëllimin e vetëm që ta kthejnë këtë vend edhe njëherë në një vilajet të mjerë, siç ishte për shekuj me rradhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat