PDK jep sinjale se Vlora Çitaku mund të jetë pjesë e listës për deputet

Aktuale

PDK jep sinjale se Vlora Çitaku mund të jetë pjesë e listës për deputet

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:39
Vlora Çitaku

Në Partinë Demokratike kanë dhënë sinjale se Vlora Çitaku mund të jetë pjesë e listës për deputet.

I pyetur në një konferencë për media, kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Enver Hoxhaj ka thënë se Vlora Çitaku është pjesë e pandashme e PDK-së.

“Vlora Çitaku është pjesë e PDK-së dhe është pjesë e pandashme e saj sikurse unë”, ka thënë ai.

Ai thotë se varet tashmë nga vullneti personal i Çitakut.

“Një pyetje të tillë mund të ma bëni vetëm mu a e keni thirrë Enver Hoxhaj, se kush do të jetë pjesë e listës më së paku Vlora ka nevojë për një ftesë të tillë, varet prej vullnetit individual, debatin që e kemi pas brenda PDK-së ne e kemi qartësinë e plotë ka lidership që është për ekzekutiv ka lidership për legjislativ, të gjithë do të jenë në fushatë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat