Agim Veliu i prin listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë nga Podujeva

Aktuale

Agim Veliu i prin listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë nga Podujeva

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:44
Agim Veliu

Në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë gjashtë kandidatë nga Podujeva.

Kësaj liste i prin ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm në detyrë, ka bërë të ditur LDK-ja, dega në Podujevë.

Veliu kandidon pas një kohe të gjatë për deputet, pasi për disa mandate ishte kryetar i Podujevës, e së fundi edhe ministër në dy qeveri, Kurti e Hoti.

Pos Veliut, kandidatë tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat