Daut Haradinaj prezanton edhe një kandidat tjetër të AAK-së për deputet

Aktuale

Daut Haradinaj prezanton edhe një kandidat tjetër të AAK-së për deputet

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:24
Daut Haradinaj dhe Agron Bacaj

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar edhe një tjetër kandidat për deputet nga lista e kësaj partie.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shtuar se kandidat do të jetë edhe Agron Bacaj nga Klina, me profesion ekonomist.

Postimi i tij:

Në listën e AAK-së për deputetë do të jetë edhe Agron Bacaj nga Klina, me profesion ekonomist!

Agroni, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Klinë, përfaqëson besimin e votuesve besnikë të Aleancës. Përvoja e tij 20 vjeçare në kuadër të shërbimit civil e pasuron edhe më tej listën e AAK-së!

Na priftë e mbara Agron!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat