FSK niset për të tërhequr trupin e Fadil Syleviqit

Aktuale

FSK niset për të tërhequr trupin e Fadil Syleviqit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-pjestari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Ekipe të shumta policore, pjesëtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë në vendin e ngjarjes.

Për të tërhequr trupin e Syleviqit është ftuar edhe FSK-ja. Kjo për shkak të pajisjevë të FSK-së për të tërhequr trupa në zona të cilat konsiderohen më problematike.

Më shumë se 4 pjesëtarë të FSK-së janë nisur në këmbë për të bërë tërheqjen e trupit.

Vetura e FSK- së sipas tyre nuk mund të arrijë që të shkojë drejt vendit për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe rrugëve me ngrica për shkak të reshjeve të borës.

Madje edhe FSK kishte pasur probleme derisa po shkonin të merrnin trupin e pajetë të Fadil Syleviqit.

Në një bisedë që bënin ekipet e FSK-së me disa nga qytetarët që u ofronin ndihmë organeve të sigurisë, njëri nga pjestarët e FSK-së tregoi se kishin hasur në probleme me veturë për shkak te gjendjes së rrugëve të papastruara nga reshjet e borës që kanë rënë./kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat