Historia e Vasfije Krasniqit, gruaja e dhunuar gjatë luftës, sot kandidate për deputete

Aktuale

Historia e Vasfije Krasniqit, gruaja e dhunuar gjatë luftës, sot kandidate për deputete

Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:57
Vasfije Krasniqi

Asnjë grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë kurrë nuk kishte folur publikisht – deri në vitin e kaluar, kur Vasfije Krasniqi, një shqiptare që jeton në Teksas të Shteteve të Bashkuara kishte postuar në faqen e saj në Facebook një letër të hapur për njeriun që e përdhunoi atë në vitin 1999.

Në letrën që ajo kishte publikuar në Facebook gjatë vitit 2017, Krasniqi i ishte drejtuar rrëmbyesit dhe dhunuesit të saj.

Ajo ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj më 13 prill 1999 nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë. Në letrën e saj, ajo kujton se si ai i kishte kërkuar që ta vriste atë në vend. Fillon: “Ti më lëndon. Isha 16 vjeç dhe nuk e kisha përjetuar jetën. Isha e pafajshme. Ti ma shkatërrove dhe ma vodhe rininë time pa t’u trembur syri”.

Krasniqi pati thënë se ajo e shkroi letrën e saj për t’i fuqizuar gratë e tjera.

“Nuk më vjen turp dhe nuk kam frikë. Unë do ta bëj pjesën time. Të gjithë e dinin se një polic serb më mori. Të gjithë e dinin se një vajzë 16-vjeçare nuk do merrej për deklaratë nga forcat policore serbe”, kishte deklaruar ajo.

36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat