Faton Ramadani drejton gishtin: Fadil Syleviqi i zhduki provat për vrasjen e këtij anëtari të LDK-së

Aktuale

Faton Ramadani drejton gishtin: Fadil Syleviqi i zhduki provat për vrasjen e këtij anëtari të LDK-së

Nga: P.R Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:52
Faton Ramadani

Faton Ramadani, vëllai i vëllezërve Kiqina, kishte akuzuar shumë herë Fadil Syleviqin i cili u gjend i vdekur të premten, se qëndron prapa montimit të rastit ndaj vëllezrve të tij për vrasjen e familjes Hajra.

E përmes një postimi në facebook, Ramadani ka shkruar se Fadil Syleviqi kishte zhdukur provat për vrasjen e Xhemajl Mustafës.

“Sipas dëshmitarit i cili është në burgun e Dubravës milici Sllobës që ka vdek ka mbulu edhe krimin duke humbë provat, sikur në rastin e familjes Hajra, urdhërendesit e këtyre vrasjeve dyshohen se ishin miqë të milicit të Sllobës Syleviq, pasi edhe ju bëri nder duke i humbur provat e kriminelëve të vërtet”, ka shkruar Ramadani, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Telegramëve nga Haga për milicin e Sllobës Fadil Syleviqi ju pergjigjëna:

Drejtësi për Xhemjal Mustafen.

Sipas dëshmitarit i cili është në burgun e Dubravës milici Sllobës që ka vdek ka mbulu edhe krimin duke humbë provat, sikur në rastin e familjes Hajra, urdhërendesit e ktyre vrasjeve dyshohen se ishin miqë të milicit të Sllobës Syleviq,pasi edhe ju bëri nder duke i humbur provat e kriminelëve të vërtet.

Kadal dale me telegrame e me dëshmi, do zbulohen miqt e milicit të Sllobës,besoj edhe kriminelët që ishin të përfshir me Syleviqin në krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat