U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot Smajl Hajdarajn, në 19 vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani tha se ai është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politike me atë ushtarak, i cili la aktivitetin partiak për t’iu bashkuar luftës për liri.
Osmani theksoi se misioni i politikanit e luftëtarit për lirinë e vendit do të ketë kuptim kur vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Sot u bënë 19 vjet nga vrasja e heroit Smajl Hajdaraj.
Ai është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak. La aktivitetin partiak për t`iu bashkuar luftës për liri. Me të përfunduar lufta, ai iu kthye aktivitetit politik, teksa përpjekja e tij për të kontribuuar më tej në paqe u ndal dhunshëm nga një atentat i kryer 19- vjet më parë.
Misioni i politikanit e luftëtarit për lirinë e vendit do të ketë kuptim kur vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Smajl Hajdarajn!.