Numër 10 në listën e VV-së/ “Na ka rrahur me shkop dhe...”, ja kush e kishte akuzuar rëndë gruan e Rexhep Selimit

Aktuale

Numër 10 në listën e VV-së/ “Na ka rrahur me shkop dhe...”, ja kush e kishte akuzuar rëndë gruan e Rexhep Selimit

Nga: P.R Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:43
Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Albin Kurti

Numri dhjetë i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë më ndryshe. Aty nuk do të jetë më shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, i cili edhe gjatë luftës ishte njohur me nofkën “Dhjetëshi”.

Rexhep Selimi, bashkë më Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, që nga 5 nëntori i vitit të kaluar po mbahen të burgosur në Hagë, ku ndër tjerash ata akuzohen nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

E në mungesë të Rexhep Selimit, Vetëvendosje është përkujdesur që vendin e Selimit ta zë njeriu me i afërt i tij. Këtë numër, VV ia ka dhënë gruas së Rexhep Selimit, Shqipes.

Ashtu sikur burri i saj Rexhepi, edhe Shqipe Mehmeti-Selimi kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse ishte vetëm 14 vjeçe në atë kohë.

Por përveç ushtrisë, Shqipja ka diçka tjetër të përbashkët me burrin e saj. Rexhep Selimi shumë shpesh ka qenë cak i akuzave se është i përfshirë në vrasjen dhe maltretimin e ish anëtarëve të LDK-ë, gjë për të cilën e akuzon edhe Gjykata Speciale. Me të njëjtën akuzë është përballuar edhe Shqipe Selimi.

Atë e kishe akuzuar ish-aktivisti i LDK-së, Imer Imeri i cili është vëllau i mësuesit të vrarë, Haki Imeri, se e ishte rrahur me thupër në një qendër paraburgimi, në Krumë të Shqipërisë.

“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill. Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë. Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin, para dy-tre muajsh. Ajo është Shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, kishte deklaruar vite më parë Imer Imeri.

Akuza e Imer Imerit për Shqipe Mehmeti-Selimin mund t’i shikoni në videon më poshtë, nga minuta e 14-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat