Limaj: Mbrojtja e vlerave kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë

Aktuale

Limaj: Mbrojtja e vlerave kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se mbrojtja e vlerave kombëtare është obligimi dhe angazhimi ynë.

Limaj në një takim me bashkëluftëtarë dhe struktura të Nismës në Komogllavë ka thënë se Nisma është në rrugën që i duhet Kosovës.

“Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejt dhe jetik për të ardhmen e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sakrifica për atdheun eshtë amanet i të parëve tanë, mbrojtja e vlerave kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë.

Komogllava, miqtë tanë bashkëluftëtarë dhe gjenerata e re në Ferizaj, tashmë e kanë ndarë mendjen për tu rreshtuar krah nesh dhe vizionit tonë, sepse ne jemi në rrugën që i duhet Kosovës.

Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejt dhe jetik për të ardhmen e vendit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat