Analisti nga Amerika reagon me sondazhin e Armend Mujës: Sharlatanizëm dhe diçka flagrante

Aktuale

Analisti nga Amerika reagon me sondazhin e Armend Mujës: Sharlatanizëm dhe diçka flagrante

Më: 20 janar 2021 Në ora: 00:20
Armend Muja dhe Albin Kurti

Analisti, Bleron Baraliu, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e i cili në vazhdimësi merret me parashikime politike ka reaguar pas sondazhit të porositur të Armend Mujës i cili u prezantua sot.

Baraliu i cili është njohës i sondazheve dhe përgatit projeksione të tilla, ka gjetur një mori gabimesh dhe shkelje amatoreske nga Armend Muja i VV-së.

Ai thotë se për të bërë sondazhe me margjinë të gabimit të ulët, vetëm në Prishtinë duhet së paku të anketohen vetëm mbi 1ooo anketues.

Tutje, ai thotë se sondazhi i Riinvest që mbrapa saj qëndron Armend Muja i VV-së, është sharlatanizëm i sondazhit.

Postimi i plotë nga Baraliu:

Pastaj po çuditeni kur po satirizoj mbi ‘hulumtuesit’ e sondazheve…

I kanë anketuar vetëm 1100 persona te shpërndarë nëpër gjitha regjionet, dhe përmes tyre e kanë parashikuar rezultatin nëpër regjione veç e veç.

Matematika kërkon që për të parashikuar rezultatin në Prishtinë, për shembull, mostra minimale duhet të përbehet nga mbi 1000 anketues vetëm nga Prishtina. Me vjen keq por kur një institut, si Riinvest, publikon diçka kaq flagrante, nuk kemi se si mos ta quajmë sharlatanizëm te llojit me elementar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat