Haradinaj: Nëse do kishte një emër për President nga familja Jashari nuk do kandidoja

Aktuale

Haradinaj: Nëse do kishte një emër për President nga familja Jashari nuk do kandidoja

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:21
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj në një intervistë për ‘Çim Peka Live’, ka treguar edhe arsyet përse kosovarët duhet ta votojnë si President të Republikës. Haradinaj tha fillimisht se kushdo që është përfshirë në lojën për ndarjen e Kosovës, do të ketë pasoja të rënda në vazhdim.

‘Berlini ka qene perfekt. Londra po kështu. Siguria e Amerikës po ashtu që e kanë kuptuar saktë që loja me kufijtë është gabim. Kështu ka ndodh. Unë kam pas pjesën tjetër kryesore të misionit që të mos ndodhë ndarja. Kush ëhstë angazhuar me ndarjen do ketë pasoja të mëdha. ‘

Lidhur me kandidaturën për President, Haradinaj tha se nuk do të kandidonte nëse do të kishte një kandidaturë nga familja Jashari.

‘Nëse do të kishte një kandidat nga familja Jashari, nuk do të kandidoja për President. Në UÇK nuk ka pasur përkatësi politike, kush ka mundur ka luftuar.

Jam kandidat për President për të fuqizuar Kosovën në planin e brendshëm dhe sidomos atë të sigurisë. Synoj veçanërisht NATO-n. Nuk jam subjekt i Gjykatës Speciale. Kam kërkuar dhe do të kërkoj të zbardhen vrasjet, sidomos pas luftës.

Nuk mundem ta hedh poshtë UÇK-në për inat të individëve. E vërteta historike do të dalë një ditë.

U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vlerën sublime të lirisë. UÇK-ja do të mbetet e përjetshme,

U bëj thirrje të gjithë ushtarëve të lirisë të më përkrahin si president, nuk i harroj sakrificat e tyre.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat