Haradinaj: Dikush të japë llogari për krijimin e Gjykatës Speciale që gjykon vetëm shqiptarët

Aktuale

Haradinaj: Dikush të japë llogari për krijimin e Gjykatës Speciale që gjykon vetëm shqiptarët

Më: 20 janar 2021 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj

Në ‘Çim Peka Live’, ish-kryeministri Haradinaj që ka hedhur kandidaturën e tij për President të Kosovës, u shpreh ndër të tjera edhe për Gjykatën Speciale në Hagë ku tha se dikush duhet të mbajë llogari.   

‘Duhet të mbajë dikush llogari për krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë, një gjykatë që gjykon shqiptarët. Kush ka gabuar?

Nëse do të ishin dëgjuar argumentet e mia pas ardhjes nga Haga, Kosova sot do të ishte ndryshe.

Mungesa e Thaçit dhe Veselit do të ndihet në politikë. PDK do ta ketë të vështirë të arrijë votat e duhura për të krijuar qeverinë.

Ndërtova një mur me Serbinë, taksën.

Ngritën një qëndrueshmëri deri në vetësakrifikim politik, dorëheqjen.

E shpëtuam Kosovën nga një dialog me rreziqe për hapjen e kufijve.

Nuk kam ndonjë informacion të shtuar për të dëshmuar në Hagë, për Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.

Si oficer i lartë i UÇK-së kam marrë dy herë pafajësinë në Hagë

Luftëtarët e UÇK-së, janë ëngjëjt e shqiptarëve.’  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat