Kurti: Jam bartës i listës që respekton me përpikëri Kushtetutën e ligjet e Kosovës

Aktuale

Kurti: Jam bartës i listës që respekton me përpikëri Kushtetutën e ligjet e Kosovës

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:40
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është bartës i listës i cili i respekton dhe përfillë me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Gjatë homazheve që bëri në 15-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ai u pyet në lidhje me listën që ka nxjerrë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për personat që kanë probleme me ligjin e që nuk mund të kandidojnë për këto zgjedhje, pjesë së cilës listë është edhe Kurti.

Ai duke mos komentuar më gjatë, tha se është bartës i listës dhe i cili respekton dhe përfill Kushtetutën e Ligjet e Kosovës.

“Unë jam bartës listë i cili i respekton dhe përfill me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha Kurti.

Ndryshe, në përgjithësi janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, ndërsa mediat kuptojn se në mesin e këtyre emrave është edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat