Hoti: Respektojmë vendimin e Kushtetueses, VV-ja ndërton teori konspirative kur nuk iu përshtatet vendimi!

Aktuale

Hoti: Respektojmë vendimin e Kushtetueses, VV-ja ndërton teori konspirative kur nuk iu përshtatet vendimi!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 21:16
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi i Kushtetueses mbi moskandidimin e personave që janë të dënuar në tri vitet e fundit sa që duhet të diskutohet.

Hoti ka thënë se do ta respektojnë një vendim të tillë.

“Sigurisht as që diskutohet që do ta respektojmë. Një kandidat nga Lista jonë ka patur këtë probleme dhe ai është zëvendësuar.

“Eshtë shqetësuese ajo që po dëgjoj nga njëra prej partive. Nuk na takon dhe nuk duhet të hyjmë në interpretime por vetëm t’i zbatojmë. Këta kanë tendencë të ndërtojnë teori konspirative kur nuk iu shkon për shtati, sepse kur u rrëzua qeeveria ata e kanë duartrokitur” tha Hoti në Rubikon,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat