Alarmon ish-agjenti i SHIK-ut: Atentatori ndaj avokatit Gazmend Halilaj është në liri, tjetër kush e ka pranuar veprën për pare

Aktuale

Alarmon ish-agjenti i SHIK-ut: Atentatori ndaj avokatit Gazmend Halilaj është në liri, tjetër kush e ka pranuar veprën për pare

Nga: N.Sh Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:52
Pamje nga vendi ku iu bë atentati Gazmend Halilajt

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për atentatin që ka ndodhur ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se, atentatori ndaj Gazmend Halilajt është një person tjetër, i cili ndodhet në liri, dhe nuk është ai që e ka pranuar veprën.

Sipas Miftarit, atentatori është më i vjetër në moshë, dhe më i rëndë në peshë, sesa personi që po akuzohet për të vepër, të cilën e ka marr mbi vete për para.

Postimi i plotë:

Apel për kryeprokurorin e Kosovës, Nik Lumezin që të implikohet nëse guxon në rastin Lushtaku-Halilaj pasi njeri nga atentatorët në rastin e tentimit të vrasjes të Avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj nuk është në bankën e të akuzuarve është vetëm një person (zombi) i pa implikuar qe ka marr veprën e tjetër kujt mbi veti me siguri për pare.

Sipas burimeve mirë të informuara atentatori real është kriminel i dënuar edhe më herët për plaçkitje dhe vrasje shumë lehtë e mundshëm edhe tani vrasës me pagesë dhe është së pakut 18-20 vjet ma i vjetër dhe së pakut 20-24 kilogram ma i rënd shikoni filmimet mos boni farsa gjyqësore!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat