Hoxhaj viziton Spitalin e Ferizajt: Rritje pagash në 30% për mjekë, barna falas, sigurim shëndetësor për qytetarët

Aktuale

Hoxhaj viziton Spitalin e Ferizajt: Rritje pagash në 30% për mjekë, barna falas, sigurim shëndetësor për qytetarët

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:43
foto nga vendi ngjarjes

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se në qeverisjen e tij për një familje do të ketë nga një mjek dhe do të jepen barnat falas. 

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, PDK në qeveri, do të sigurojë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.

Hoxhaj, gjithashtu shkroi se menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin e PDK-së për rimëkëmbje, me të cilin tha se parashihet edhe rritje e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë ?. Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas ?. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.

Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ? e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje ?, ku parashihet edhe rritje e pagave ? në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat