KQZ nuk e certifikoi listën e VV-së, reagon Haxhi Avdyli - ka disa fjalë për Valdete Dakën

Aktuale

KQZ nuk e certifikoi listën e VV-së, reagon Haxhi Avdyli - ka disa fjalë për Valdete Dakën

Nga: A.Morina Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:38
Haxhi Avdyli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate. Kjo për shkak se nuk kanë larguar kandidatët e listuar nga KGJK-ja.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili e ka akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka për cenim të së drejtës njerëzore - votës së lirë.

"Aq pluhur ngriti zonja Daka për kinse kërcënimin ndaj saj , derisa e njëjta merr anë dhe po rrëshqet drejt cenimit të themeleve të demokracisë, pluralizmin e drejtën bazike njerzore- VOTËN e lirë", shkroi Avdyli në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Aq pluhur ngriti zonja Daka për kinse kërcënimin ndaj saj , derisa e njëjta merr anë dhe po rrëshqet drejt cenimit të themeleve të demokracisë, pluralizmin e drejtën bazike njerzore- VOTËN e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat