Behgjet Pacolli tregon nëse kishte ofertë nga Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Behgjet Pacolli tregon nëse kishte ofertë nga Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:13
Behgjet Pacolli

I pari i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se nuk ka marrë ofertë nga VV për bashkëpunim para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Në këto zgjedhje jo”, tha Pacolli.

Pacolli i cili është kandidat për deputet në listën e LDK’së ka folur për raportet mes AKR’së dhe VV’së në të kaluarën.

“Në zgjedhjet e parafundit intensivisht kemi punuar mbi gjashtë muaj në harmonizimin e programit dhe nuk patëm fat për shkak të divergjencave nuk kemi shkuar më tutje”, tha Pacolli për RTV21.

“Nuk kemi pasur ofertë prej VV’së por situata është keqësuar jashtëzakonisht prej fajit të tyre. Ata konsiderojnë se unë e kam votuar qeverinë Hoti”, sqaroi  Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat