Hoti: Rinia jonë është e pastër dhe nuk duhet të përdoret për ekstremizëm politik

Aktuale

Hoti: Rinia jonë është e pastër dhe nuk duhet të përdoret për ekstremizëm politik

Nga: A.SH Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:41
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministrë, Avdullah Hoti ka mbajtur një takim në Pejë me simpatizantët e LDK-së.

Ai ka thënë se, modeli i qeverisjes në Pejë është modeli më mirë për të rinjët.

“Puna dhe përkushtimi ynë për të rinjtë është shumë i madh, rinia jonë është e pastër dhe nuk duhet të prëdoret për ekstremizëm politik”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi në Facebook:

Modeli i qeverisjes në Pejë, është më i miri që ju të rinjtë e meritoni, kjo bëhet nga njerëz me integritet dhe profesionalizëm të lartë, që i ka vetëm familja jonë politike.

Puna dhe përkushtimi ynë për të rinjtë është shumë i madh, rinia jonë është e pastër dhe nuk duhet të prëdoret për ekstremizëm politik.

Kemi platformë të qartë për të rinjtë sikur që pjesë të veçantë të pakos për rimëkëmbje kemi pasur për rininë.

Do të vazhdojmë përkrahjen për të rinjtë me punë praktike, qasje më të lehtë në kredi dhe me fonde nga ministritë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat