Arban Abrashi, sekretar i LDK-së dhe Ministër në detyrë i Infrastrukturës, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se kanë filluar fuqishëm mobilizimin e subjektit të tyre.
Abrashi nga Malisheva shprehet i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndërsa, si përgjigje ndaj sondazheve të fundit, ai ka publikuar një fotografi, derisa ka shkruar se “kjo foto është sondazhi i vërtetë”.
Kujtojmë se sondazhet e fundit të publikuara në media, LDK-në e radhisin si të tretën, pas VV-së dhe PDK-së.
Ja shkrimi i tij:
Mirëmëngjesi,
Po fillojmë takimet. Ky është takimi i parë që fillon në ora 10, dhe takime të tilla vazhdojnë deri natën vonë. Kjo foto është sondazhi i vërtetë, dhe ky angazhim dëshmon fitoren e LDK-së me 14 shkurt. Vazhdojmë
#arbanabrashi14 #AvdullahHoti01