Caritasi Zviceran lanson projektin Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Rural Ekonomik (SIRED) në dhjetë komuna të Kosovës

Aktuale

Caritasi Zviceran lanson projektin Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Rural Ekonomik (SIRED) në dhjetë komuna të Kosovës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky projekt, me një buxhet prej mbi 4.29 milion Euro, mbulon dhjetë komuna në të gjithë Kosovën dhe grupi i cak i tij përfshin akterë të sektorit privat, përpunues të ushqimit dhe shoqata të përfshira në sistemet e zgjedhura të tregut. Përfituesit e drejtpërdrejtë do të përfshijn rreth 1.000 (një mijë) prodhues, nga të cilët 20% i përkasin grupeve të margjinalizuara dhe pakicave etnike, dhe të paktën 50% do tëjenë gra.

Përmes partneriteteve të shumëfishta, përfshirë shoqatatnacionale dhe komunat, intervenimet e planifikuara të projektit SIRD kërkojnë të krijojnë ndryshime sistemike, duke forcuar pozitëne prodhuesve, rritjen e përfitimit, rritjen e cilësisë së produkteve (produkte më të shëndetshme me çertifikim organik) dhe rritjen e tregtisë ndërkufitare.

Ndër folësit kryesorë në hapjen e kësaj ngjarjeje ishin Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. ChristophWeidinger, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. SelimPacolli dhe Menaxherja e Programit të Caritasit Zviceran për Kosovë, zj. Sandra Ege.

Image

Në fjalimin e tij hyrës Ambasadori Weidinger vuri në dukje: “Unë jam i vetëdijshëm që ky projekt fillon në një kohë mjaft sfiduese për Kosovën. Me këtë projekt ne dëshirojmë t'i kthejmë sfidat serioze në mundësi për popullatën e Kosovës, përfshirë rininë, gratë dhe grupet e margjinalizuara në mënyrë që ata të gjejnë punë dhe të rrisin të ardhurat e tyre. Me fuqizimin e atyre që janë ndoshta pjesa më e ndjeshme e popullsisë, ne shpresojmë që të ringjallim sektorin e bujqësisë së Kosovës duke kontribuuar jo vetëm në zbutjen e varfërisë por edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës”.

Zj. Sandra Ege, menaxhere e programit për Kosovë, në fjalën e saj theksoi: “Në emër të Caritas Zviceran, unë i siguroj të gjithë partnerët dhe palët e përfshira që ne do të bëjmë më të mirën për të zbatuar këtë projekt dhe për të arritur ndikimin e parashikuar për kënaqshmërinë e qytetarëvetë Kosovës. Ne shpresojmë të punojmë së bashku me më shumë gra në të dhjetë komunat”.

Projekti SIRED është i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim me 2.5 milion Euro, është bashkë-financuar nga Komuna e Prishtinës me 1.5 milion Euro, dhe Caritas Zvicerankontribuon me mbi 293,000 Euro.

Caritas-i Zviceran është OJQ ndërkombëtare që vepron në Zvicër dhe 20 vende të botës. Misioni ynë është parandalimi, luftimi dhe çrrënjosja e varfërisë.

Image

Caritas-i Zviceran ka punuar në Kosovë prej vitit 1999, duke u fokusuar në përfshirjen sociale, zhvillimin rural dhe rindërtimin. Bazuar në strategjinë 2020-2025, fushat tona të aktiviteteve janë gjenerimi i të hyrave, “Ndryshimet Klimatike” dhe Migrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat