Mjeku shqiptar në Gjermani jep lajmin e keq për variantin e ri të koronavirusit

Aktuale

Mjeku shqiptar në Gjermani jep lajmin e keq për variantin e ri të koronavirusit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:47
Ilustrim

Mjeku nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Gjermani Fahri Beqa, ka dhënë një lajm të hidhur lidhur me variantin e ri të koronavirusit.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë një lajm të medieve gjermane, ku bëhet e ditur se një grua ishte infektuar dy herë me Covid-19.

E njëjta sipas Beqës, herën e parë kishte rezultuar pozitive me SARS-CoV2, ndërsa, herën e dytë kishte dalë pozitive me variantin e ri të virusit B1.1.7. 

Doktori kosovar ka ngre alarmin lidhur me këtë rast, pasi sipas tij nëse rritet numri i rasteve të tilla, atëherë situata me pandeminë nuk do të mund të kontrollohet. 

“Nëse vazhdohet kështu me reinfektim nga variantet e reja të Coronavirusit (dhe kjo vërtetohet shkencërisht edhe në rastet tjera që janë nën hetim), atëherë situata me pandeminë shumë vështirë që mund të futet nën kontrollë edhe për një kohë të pacaktuar, ndërsa masat parandaluese do të zgjasin edhe më tutje me muaj të tërë. Sepse edhe ata që e kanë kaluar COVID-19, por edhe ata që vaksinohen nuk është e sigurt se janë të mbrojtur nga variantet e reja të Coronavirusit”, ka shkruar Beqa.

Postimi i plotë i tij:

Ky definitivisht nuk është lajm i mirë:

Një grua në Hanover është infektuar 2 herë me Coronavirus brenda 6 javësh. Herën e parë me variantin e zakonshëm të SARS-CoV2, ndërsa herën e dytë është testuar pozitivisht me variantin e ri të virusit B1.1.7.

Nëse vazhdohet kështu me reinfektim nga variantet e reja të Coronavirusit (dhe kjo vërtetohet shkencërisht edhe në rastet tjera që janë nën hetim), atëherë situata me pandeminë shumë vështirë që mund të futet nën kontrollë edhe për një kohë të pacaktuar, ndërsa masat parandaluese do të zgjasin edhe më tutje me muaj të tërë. Sepse edhe ata që e kanë kaluar COVID-19, por edhe ata që vaksinohen nuk është e sigurtë se janë të mbrojtur nga variantet e reja të Coronavirusit.

Kjo poashtu e vë në pikëpyetje ndikimin e përgjithshëm të vaksinës në përfundimin e pandemisë për shkak të paraqitjes ekstrem të shpejtë të variantave të reja të virusit.

Prandaj është më se e domosdoshme të  investohet intenzivisht në zbulimin sa më të shpejtë të medikamenteve antivirale për mjekimin e COVID-19. Vetëm zbulimi i medikamenteve efikase për mjekimin e COVID-19 si duket mbetet arma e fundit për përfundimin e pandemisë.

Si duket tani për tani ky lloj i Coronavirusit (SARS-Cov2) duket të jetë shumë më i shpejtë se sa studimet shkencore që janë duke u zhvilluar paralelisht për të futur nën kontrollë përhapjen e tij në tërë botën.

Ky definitivisht nuk është lajm i mirë: Një grua në Hanover është infektuar 2 herë me Coronavirus mbrenda 6 javësh....

Posted by Fahri Beqa on E hënë, 25 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat