Hasani: Vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm për të gjitha institucionet e Kosovës

Aktuale

Hasani: Vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm për të gjitha institucionet e Kosovës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:55
Enver Hasani

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se nuk ka sanksion penal në rast se nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se vendimi i Kushtetueses është sipas kushtetutës i detyrueshëm për të gjithë individët dhe institucionet e Kosovës.

Mirëpo, siç u shpreh, nuk ka sanksion penal për raste të mos ekzekutimit, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese në shumicën e vendeve cilësohen si të vetekzekutueshme.

“Vendimet duhet të ekzekutohen sepse është obligim kushtetues, por nuk ka sanksion penal për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat