“LDK dhe PDK e dinë se koha e tyre ka përfunduar”, Nagavci vjen më një reagim të ashpër

Aktuale

“LDK dhe PDK e dinë se koha e tyre ka përfunduar”, Nagavci vjen më një reagim të ashpër

Nga: N. H Më: 26 janar 2021 Në ora: 20:09
Arbërie Nagavci

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ-ja ia ndalon pjesëmarrjen në garën zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV-së Albin Kurtin.

Nagavci përmes një shkrimi në Facebook, deklaron se LDK dhe PDK e dinë se koha e tyre ka përfunduar, e dinë se jo vetëm që do të humbin keq në këto zgjedhje, por edhe se do të jenë gjatë kohë një opozitë minoritare.

Ajo thekson se kapësit e shtetit nuk mund të ndalin ditën për ndryshim që po vjen, në këtë rast Vetëvendosje dhe Kurti.

Ja shkrimi i saj:

Kapësit e shtetit nuk mund të ndalin ditën që po vjen e as vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

LDK dhe PDK e dinë se koha e tyre ka përfunduar, e dinë se jo vetëm që do të humbin keq në këto zgjedhje, por edhe do të jenë gjatë kohë një opozitë minoritare. Andaj dhe po bëjnë përpjekjet e fundit që me anë të institucioneve të kapura dhe duke sajuar argumente të paqena juridike të eliminojnë politikisht Albin Kurtin, liderin me mbështetje më të madhe qytetare, ashtu si figurat tjera të rëndësishme të LV!

Por po harrojnë se padrejtësia s’triumfon, ajo veç se ngjall zemërim e reagim.

Ne, si përherë, jemi në rrugë të drejtë, andaj dhe do fitojmë. #KrejtdheDrejt #meAlbinin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat