Dushi: Vetëvendosje po e shfrytëzon situatën për të aktruar

Aktuale

Dushi: Vetëvendosje po e shfrytëzon situatën për të aktruar

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:21
Florian Dushi

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Florian Dushi, thotë se Lëvizja Vetëvendosje është në situatën ku është me iniciativën e vet, me veprimet e veta në Gjykatën Kushtetuese. Ai thotë se asnjë subjekt politik nuk i ka faj Vetëvendosjes, se nuk i janë certifikuar pesë kandidatë, përfshirë edhe bartësi i listës Albin Kurti.

Dushi në Desk ka thënë se VV-ja është duke shfrytëzuar këtë situatë për të aktruar, se si po ndalohen nga tjerët.

“Së fundi edhe kryetari i LDK-së e të gjithë e kemi thënë se politikisht jemi në rregull. Ata kanë marrë pjesë në zgjedhje me të njëjtin bartës të listës dhe nuk do të na pengonte asgjë dhe nuk është diçka që i ka ardhur nga ne apo subjektet tjera politike. Ta sqarojmë, këtu janë me iniciativën e tyre dhe veprimet e tyre te Kushtetuesja. Asnjë subjekt tjetër politik nuk ka faj. Ata duhet të merren me vetveten.

Problemi është se ata këto situata i përdorin më së miri, për me aktëru qysh dikush s’po i len, krejt kohën dikush po i ndal, sepse këtë vend do ta bënin parajsë. Në momentin e parë kur sfidohen nga institucionet e ligji, të njëjtit dështojnë të japin shembull se respektojnë ligjin. Politikisht jemi në rregull, jemi të lumtur që ai të ishte bartës i listës. Por, jemi këtu me punë, veprimet dhe iniciativën e tyre”, ka thënë Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat