Këshilltari i Vjosa Osmanit reagon pas lajmit se ajo shkeli Kushtetutën për zgjedhjet

Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit reagon pas lajmit se ajo shkeli Kushtetutën për zgjedhjet

Nga: G.B Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:50
Vjosa Osmani

Më herët u publikua lajmi se u.d Presidentja ka shpallur zgjedhjet, pa e shpërndarë Kuvendin dhe kështu e ka shkelur Kushtetutën.

Pas kësaj ka reaguar këshilltari i Osmanit, Artan Murati, derisa ka thënë se lajmi është plotësisht i pasaktë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fillimisht është nxjerrë dekreti, përmes së cilit është shpërndarë legjislatura e shtatë, më pas është nxjerrë vendimi, përmes së cilit janë shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Një portal e paska publikuar një lajm kinse u.d. Presidentja ka shpallur zgjedhjet pa e shpërnda Kuvendin, e kështu e paska shkelë Kushtetutën. Ky artikull është i plotësisht i pasaktë.

Fillimisht, është nxjerrë Dekreti 03/2021 përmes së cilit është shpërndarë legjislatura e shtatë. Ky Dekret mbanë numrin e protokollit 12/2021, datë 6 janar 2021. I njëjti i është dërguar Kuvendit.

Më pas, është nxjerrë Vendimi 02/2021, përmes së cilit janë shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky Vendim mbanë numrin e protokollit 13/2021, datë 6 janar 2021.

Po ashtu, Dekreti edhe Vendimi janë dy lloje të ndryshme të akteve. Të flitet për kushtetutshmëri e të bëhen këso gabime, shumë keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat