Partitë nuk respektojnë rregullat, Qorrolli: Parlamenti i ri, të nxjerr një ligj për faljen e të dënuarve si pasojë e mosrespektimit të ligjit të Covid-it

Aktuale

Partitë nuk respektojnë rregullat, Qorrolli: Parlamenti i ri, të nxjerr një ligj për faljen e të dënuarve si pasojë e mosrespektimit të ligjit të Covid-it

Nga: A.SH Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:18
Tubimet

Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli ka kritikuar paritët politike që po mbajnë tubime në kohë pandemie derisa qytetarët po dëhohen për mosrespektimin e masave anticovid.

Sipas tij, parlamenti i cili do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkrutit, duhet të nxjerrë një ligj special për amnisti të përgjithshme për faljen e të gjithë të dënuarve si pasojë e mosrespektimit të ligjit për Covidin.

Postimi në Facebook:

Në cilën faqe te Manualit anti-covid të qeverisë shkruan se sallat e dasmave duhen zëvendësuar me militantë partiak dhe jo me dasmorë?!

Parlamenti i ri me mazhorancën e re të dalë nga 14 shkurti — duhet te nxjerr ne seancat e para te tij nje ligj special per amnisti te pergjithshme per faljen e te gjithe te denuarve si pasoje e mosrespektimit te ligjit covidian.

Keto lloj partish kur flasin per sundim te se drejtes — bejne mire t’i shpjegojne edhe llojet e hipokrizise.

Ketyre as Zigmund Frojdi s’mundet me ju ra n’fije cfare personaliteti kane?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat