Tha se Albinin “do ta fuste në xhep”, nga kampi i Kurtit i reagojnë Enver Hoxhajt, ja pse ia përmendin Isa Mustafën

Aktuale

Tha se Albinin “do ta fuste në xhep”, nga kampi i Kurtit i reagojnë Enver Hoxhajt, ja pse ia përmendin Isa Mustafën

Nga: A.Zh Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:42
Albin Kurti, Enver Hoxhaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Enver Hoxhaj, ka thënë se do ta fuste në xhep Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje në çdo debat, bile edhe natën.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit. Hoxha ka thënë se se Hoxhaj lutet që Kurti të mos jetë kandidat për deputet, pasi mendon se do ta fitonte debatin në tavolinë, përcjell Bota sot.

Hoxha ka thënë se i duket e çuditshme që kandidati i PDK-së e ka trurin të lidhur me xhepin, duke e lidhur atë me deklaratën e Isa Mustafës, që thoshte se komunën e Prishtinës do t’a fitonte me duan të xhepa.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

E dëgjuat besoj Enver Hoxhajn. Tha se e ka Albinin n'xhep. Nuk po shpreh dëshirën time për një debat të shpejt, sepse ndërkohë që e thotë këtë Enveri, lutet me vete që Albini të mos jetë kandidat për deputet. Kujton se do të marrë debatin në tavolinë.

Më shqetëson diçka tjetër në deklarimin e tij. Është e çuditshme që ky e ka trurin të tërë të lidhur me xhepin. Sepse ma kujtoi Isa Mustafën kur tha se e fitonte komunën e Prishtinës me duar n'xhepa. Është mirë t'i heqin trurin dhe duart nga xhepat e t'i vendosin në krye. Me trurin n'kokë do të shohin se duhet t'i vënë duart dhe gishtin kokës.

Krejt e drejt n'kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat