Si do të vendos Gjykata Supreme për certifikimin e Albin Kurtit? Flet Enver Hasani

Aktuale

Si do të vendos Gjykata Supreme për certifikimin e Albin Kurtit? Flet Enver Hasani

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:51
Enver Hasani, Albin Kurti

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur rreth vendimit të kësaj gjykate për mos-certifikimin e kandidatëve për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit.

Hasani ka thënë se i njëjti interpretim pritet edhe nga Gjykata Supreme, kurse ka thënë se Kushtetuesja nuk ka pasur nevojë të shndërrojë këtë çështje në një çështje normë-vënie.

“Jemi duke u futur në një vorbull interpretimesh, që mund të vijmë në një pozitë kur themi se nuk e dimë çfarë është objekt ekzekutimi. Rasti i fundit është tërësisht jashtë asaj çfarë quajmë juridiksion, sepse ka krijuar një normë-vënie, sikur të shkojmë në barnatore e të kërkojmë gozhda.

Gjykata Supreme e ka të qartë sikur loti, sepse aty ka profesionistë, të cilët e dinë se Kushtetuesja interpreton vetëm në rast se ka pa kuptimësi, e çfarë pa kuptimësie ka këtu kur ligji e thotë shumë mirë që vlen për të gjithë”, ka thënë Hasani në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat