Gjoshi: Albin Kurti ka 24 vite që sillet e kush ‘puna e mbarë’ nuk i ka thënë

Aktuale

Gjoshi: Albin Kurti ka 24 vite që sillet e kush ‘puna e mbarë’ nuk i ka thënë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:51
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga PDK është deklaruar rreth qëndrimeve të partisë ku ai bën pjesë karshi marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-në.

Ai ka thënë se PDK-ja deri më tani dihet se çfarë marrëdhënie ndërkombëtare ka kultivuar dhe vazhdon të kultivojë, kurse nuk ka kursyer kritikat për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

“Në Kosovë ekzistojnë dy pole, një është pro perëndimit dhe tjetri kryt e ka dikah tjetër, e nuk ja don të mirën Kosovës. Politikani më i vjetër në Kosovë është Albin Kurti, ka 24 vite që sillet dhe kush puna e mbarë nuk i ka thënë sepse nuk ka bërë asnjë punë të mirë për këtë vend, por ka sjell vetëm përçarje në këtë vend”, ka thënë Gjoshi në RTK.

Ai ka thënë se beson që qytetarët do t’ia japin dënimin e merituar të gjitha subjekteve që nuk janë pro-perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat