Hoti mesazh Vuçiqit: Më me qetësi, më me qetësi

Aktuale

Hoti mesazh Vuçiqit: Më me qetësi, më me qetësi

Nga: D.RR Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:47
Avdullah Hoti dhe Aleksander Vuçiq

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas kërkesës së presidentit serb, Vuçiq, për rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës.

Hoti ka kërkuar që këto deklarata të merren seriozisht nga BE-ja.

Ai ia ka rikujtuar Hotit se Kosova ka ushtrinë e gatshme dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

“Më me qetësi, më me qetësi”, ka shkruar Hoti.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës!

Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi.

Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.

Më me qetësi, më me qetësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat