LAJMI I FUNDIT: Varianti i ri i COVID-19 paraqitet edhe në Kosovë

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Varianti i ri i COVID-19 paraqitet edhe në Kosovë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 15:30
Konferenca per media

(E plotësuar 15:45) - Tre raste të variantit të ri me COVID-19 janë shënuar në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj tha se ditëve të kaluar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dërguar 30 mostra në institutin gjerman me qëllim të hulumtimit rreth variantit të ri COVID-19.

“Nga interesimi jonë rezultatet e kryera kanë treguar se 3 mostra kanë rezultuar në testimin me variantin e ri”, tregoi Zemaj.

***

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për variantin e  ri të virusit COVID-19.

Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tri mostra janë pozitivë me variantin e ri të Covid-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat