Ibrahimi: Asnjë nga politikanët e gardës së vjetër s’do të jenë në garë

Aktuale

Ibrahimi: Asnjë nga politikanët e gardës së vjetër s’do të jenë në garë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:05
Opinionisti Ilir Ibrahimi

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës Supreme për ankesat e partive politike sa i përket moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ibrahimi ka deklaruar pas vendimit të sotëm në garën për këto zgjedhje do të jenë politikanët rangut të dytë.

“Do të kisha dëshirë ta shihja Kurtin si prijë të listës, ai ka punuar për 15 vjet është njëri nga politikanët më të vjetër në skenën e tanishme të politikës”.

“Vendimet e gjykatave duhet të respektohen, sepse ne po flasim për një shtet ligjor, kjo është një zhvillim pozitiv”.

“Për herë të parë nuk do të kemi në garë politikanë që jemi mësuar çdo herë do t’i shohim, këtë herë do të kemi politikanë të rangut të dytë. Kjo, jo në bazë të aftësisë politike, por nuk është gjuha që jemi mësuar e ashpër dhe jo ajo gjuhë që më tepër ka pasë ballafaqim të karaktereve sesa ballafaqime të programeve dhe ideve. Prandaj, do të shohim si do të shkojë në këto dy javët e fushatës”, ka thënë Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat