Abrashi thotë se Albin Kurti u tall me Grenellin dhe Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Abrashi thotë se Albin Kurti u tall me Grenellin dhe Shtëpinë e Bardhë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:10
Arban Abrashi

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi ka akuzuar Albin Kurtin për raportet e Kosovës me Amerikën.

Abrashi ka thënë se Kurti vazhdimisht ka pasur qasje kundër Amerikës.

“Ne e kemi parë zotin Kurti disa herë duke u tallur me zyrtarët amerikanë. Zoti Kurti është tallur me zotin Grenell…Nxjerrja e dokumenteve sikurse ato të NATO-s është më shumë se tallje. Për ne si LDK ky veprim nga Kurti ishte i papranueshëm dhe realisht ky do të duhet të ishte sinjali i parë për ndërprerje të bashkëpunimit. Në fjalimin e tij Kurti e ka përmendur Shtëpinë e Bardhë si shtëpi të verdhë e me emra të tillë”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka vijuar edhe më tej me akuza duke etiketuar Kurtin.

“Disa javë Kurti nuk i është përgjigjur thirrjeve nga Departamenti i Shtetit. Ka video të Kurtit ku e quan Amerikën si forcë imperialiste që ka intervenuar në Kosovë për interes të tyre. Pra kjo është në përgjithësi qasja antiamerikane e Kurtit”, tha ndër të tjera Arban Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat