Gjoshi për moskandidimin e Kurtit: PDK-ja e ka mposhtur në pesë palë zgjedhje!

Aktuale

Gjoshi për moskandidimin e Kurtit: PDK-ja e ka mposhtur në pesë palë zgjedhje!

Më: 30 janar 2021 Në ora: 14:08
Betim Gjoshi

Shefi i shtabit zgjedhor nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka thënë se kjo parti është e vetmja që ka ndjesi ndaj qytetarëve dhe këtë e ka dëshmuar edhe sa ka qenë në opozitë.

Prandaj sipas tij, Qeverinë e ardhshme të vendit do ta drejtojë kjo parti.

“Partia Demokratike e Kosovës është duke punuar çdo ditë në teren me mijëra aktivistë e struktura bashkë me programin e rimëkëmbjes që të shënojmë rezultat sa më të mirë që të jemi fitues i këtyre zgjedhje dhe ta drejtojmë qeverinë e ardhshme. PDK-ja është e vetmja parti që ka ndjesi ndaj qytetarëve të Kosovës dhe këtë e ka dëshmuar edhe nga këndi opozitar, por edhe kur ka drejtuar Qeverinë”.

“Presim që Qeverinë e ardhshme ta drejtoj zotëri Hoxhaj i cili është kompletuar edhe më shumë për këto zgjedhje”, shtoi Gjoshi.

Gjoshi theksoi se PDK-së nuk i bënë përshtypje se kush garon në lista të tjera, duke shtuar se e kanë listën më të mirë në këto zgjedhje.

Madje sipas tij, moskandidimi i kreut të VV-së, Albin Kurti në këto zgjedhje nuk po i bënë përshtypje kësaj partie.

Gjoshi thotë se PDK-ja në pesë palë zgjedhje e ka mundur Kurtin, edhe kur ai ishte pjesë e listës si kandidatë.

“Neve si politikan nuk na bënë përshtypje se kush garon në listat të tjera. Unë mendoj që e kemi listën më të mirë. Edhe në të kaluarën kur ka qenë pjesë e listës zotëri Kurti ne e kemi mundur në pesë palë zgjedhje”.

“Ne dhe lideri jonë jemi duke i kërkuar çdo ditë ballafaqim zotëri Kurti, por ai si duket nuk ka çka t’i ofrojë qytetarëve të Kosovës dhe po i ikë debatit”, shtoi ai.Sipas tij, KQZ-ja ka marrë vendime të drejta sa i përket moscertifikimit të kandidatëve që kanë qenë të dënuar në tri vjetët e fundit për vepra të ndryshme penale.

“Mendoj se edhe organet e tjera e dëshmuan që KQZ-ja ka qenë në rrugën e drejt. Është detyrë e saj që të implementojë nganjëherë edhe kur nuk na pëlqejnë edhe neve si parti na kanë ataku vendimet e KQZ-së dhe na është dashtë ta ndryshojmë një kandidat për deputet, por këto vendime kanë qenë edhe në të kaluarën”.

“Ne e kemi përkrahur gjithmonë punën e insitucioneve të pavarura dhe do të vazhdojmë ta mbështesim KQZ-në me organizua procesin zgjedhor brenda afateve zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat