Numri 3 i PDK-së ‘thumbon’ Kurtin e Osmanin: Ciu, ciu, fry’n Veriu

Aktuale

Numri 3 i PDK-së ‘thumbon’ Kurtin e Osmanin: Ciu, ciu, fry’n Veriu

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:42
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dje në Mitrovicë

Numri tre në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë, Eliza Hoxha e ka thumbuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani me një postim në Facebook.

“Ciu, ciu….fry’n VERIU”, ka shkruar Hoxha, si reagim ndaj vizitës me tensione të Kurtit e Osmanit në veri dje.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vizituan dje minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi i serbëve lokalë.

Këtë e mohuan nga partia e Kurtit, por më pas dolën pamje ku shihet se vizita atje u përcoll me shumë tensione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat