Hamiti mbi deklaratën për bashkim: Lëkund themelet e shtetit të pavarur të Kosovës

Aktuale

Hamiti mbi deklaratën për bashkim: Lëkund themelet e shtetit të pavarur të Kosovës

Nga: A.SH Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 00:08
Muhamet Hamiti

Profesori Muhamet Hamiti ka komentuar mbi deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për bashkimin me Shqipërinë.

Sipas tij, me këtë deklaratë për bashkim të Kosovës me Shqipërinë po i lëkundin themelet e shtetit të pavarur të Kosovës tash, gati 13 vjet mbas shpalljes së pavarësisë dhe të njohjes ndërkombëtare nga më shumë se 100 shtete.

Shkrimi në Facebook:

A janë të vetëdijshëm këta që – për oportunizëm, në stinë elektorale - po flasin për bashkim të Kosovës me Shqipërinë se po i lëkundin themelet e shtetit të pavarur të Kosovës tash, gati 13 vjet mbas shpalljes së pavarësisë dhe të njohjes ndërkombëtare nga më shumë se 100 shtete?

As populli i Kosovës as protagonistët kryesorë politikë shqiptarë të Kosovës, të prirë nga Presidenti Rugova, nuk janë lëkundur kurrë nga ky projekt i shtetit të pavarur të Kosovës – që atëherë ishte ideal e tash është realitet - as në kohën e luftës gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve e Kosovës.

Populli i Kosovës, shtetasit e vendit tonë, e kanë rastin që më 14 shkurt ta konfirmojnë dashurinë për Republikën tonë duke ndëshkuar me votë këta oportunistë të paskrupullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat