A po verifikohen ende votuesit që nuk janë telefonuar? - Flasin nga KQZ

Aktuale

A po verifikohen ende votuesit që nuk janë telefonuar? - Flasin nga KQZ

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:44
KQZ

Votuesit jashtë Kosovës kanë reaguar sot përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ende nuk janë telefonuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas njoftimit, pritet që deri nesër KQZ-ja të përfundojë konfirmimin e aplikimeve të votuesve që jetojnë jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për media se procedura e konfirmimit të votuesve që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit është duke vazhduar.

“Shërbimi votues i KQZ-së, respektivisht zyrtarët nga qendra e thirrjeve, janë duke vazhduar të verifikojnë përmes telefonimit aplikuesit të cilët janë të aprovuar pasi kanë kaluar kriteret e zotësisë juridike”, ka thënë Elezi.

Ai ka thënë se në qendrën e thirrjeve janë shtuar linjat telefonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat