Sot mbahet seanca për rastin e Rashit Qalajt, ish-drejtorit të Policisë së Kosovës

Aktuale

Sot mbahet seanca për rastin e Rashit Qalajt, ish-drejtorit të Policisë së Kosovës

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 07:32
Rashit Qalaj

Sot mbahet seanca për rastin e Rashit Qalajt.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili e ka paditur Zyrën e Kryeministrit – Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Përmes padisë së ushtruar në nëntor të vitit 2020, po kërkon nga gjykata anulimin e vendimit të qeverisë për lirimin e tij nga detyra si drejtor i policisë.

Kujtojmë që Qalaj tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në listën zgjedhore të së cilës kandidon për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat