Publikohet foto/ Ukë Rugova del në terren, kërkon vota për LDK-në

Aktuale

Publikohet foto/ Ukë Rugova del në terren, kërkon vota për LDK-në

Nga: P.R Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Ukë Rugova

Djali i dytë i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Uka, është angazhuar në fushatën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ukë Rugova ka dal në terren që të kërkojë vota për LDK-në.

Kështu së paku shihet në një foto të publikuar nga Adnan Merovci, kandidat i LDK-së për deputet.

“Në Matiqan, me Ukën, trashëgimtarin biologjik dhe teashëgimtarët tjerë politik të Dijetarit RUGOVA, në Odën e Sherif VRAJOLLIT, veprimtar i devotshëm i LDK-së. Kuvenduam për vlerat e LDK-së, kundër askujtë! Fitore që po ndihet!”, ka shkruar Merovci në fotografinë e publikuar në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Image

 

Kujtojmë se Adnan Mervoci ishte njëri ndër njerëzit më të afërt të Dr. Rugovës, ku së fundi ka publikuar edhe disa libra, ku ka rrëfyer historinë e tij me presidentin Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat