Maliqi: Albin Kurti ka ndryshuar, tash po tregohet më i butë

Aktuale

Maliqi: Albin Kurti ka ndryshuar, tash po tregohet më i butë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:43
Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi thotë se bazuar në paraqitjen e mbrëmshme të Albin Kurtit, ai do të jetë më i butë sa iu përket qëndrimeve të shumta.

Sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka ndryshuar marrë parasysh edhe bindjen e tij se do t’i fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bazuar në atë që kam pa, për shembull Albin Kurti ka qenë një dozë e vogël e moderimit, do të thotë ai, si i bindur që ka me fitu zgjedhjet, tha që nuk do të ketë hakmarrje sepse partitë politike nuk i sheh si kundërshtare dhe armik, por si konkurrente”, ka thënë Maliqi.

Pastaj, sipas Maliqit, Kurti i kishte edhe disa premtime tjera që do t’i mbajë raportet më faktorët kyç ndërkombëtarë dhe do të thotë jep sinjale se do të jetë më koperativë.

“Në përgjithësi nuk ka shpalos pika programore që ta vlerësojmë më me saktësi a do të jetë më i përgjegjshëm se në atë 50 ditëshin e kaluar”, ka thënë Maliqi

Maliqi konsideron se Kurti po mundohet të japë sinjale si tek partitë tjera politike por edhe tek ndërkombëtarët se këtë herë do të jetë më bashkëpunues.

“Besoj se nuk do të ketë asnjë diskurs të ashpër, por paksa më të zbutur, meqë ai është i bindur në fitoren, me dikë prej tyre do të duhej të bëj edhe koalicion për hirë të zgjedhjes së presidentit. Kështu që po mundohet me tregu sinjale edhe tek partitë politike vendore por edhe tek ndërkombëtarët se do të jetë më koperativë”, ka vlerësuar ai.

“Kurti e përmendi edhe reciprocitetin me Serbinë, ai po jep sinjale se do të reflektohet për shumë gjëra që i ka kundërshtuar më herët rreth dialogut, rreth marrëveshjes së Washingtonit, për mini-shengenin, në përgjithësi ai ka qëndrime më të buta. Këto janë qëndrime që unë i dëgjova dhe më duken si një llojë zbutje dhe si një ofertë e hapur”, vlerësoi Maliqi.

Ai ka përmendur edhe faktin se kushdo që fiton zgjedhjet do të përballet me presionin e Amerikës dhe të Evropës.

“Nëse vjen në pushtet do të ballafaqohet me presionin e Amerikës dhe të Evropës, pastaj se duhet të gjindet një zgjidhje më afatgjatë për stabilitetin e vendit dhe rajonit. Herën e kaluar ka qenë më i frustruar dhe i nervozuar me partnerin, prishjen e koalicionit dhe shkarkimin e nënkryetarit”, ka përfunduar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat