Zyrtari i PDK-së: Për një grusht vota, Kurti është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Për një grusht vota, Kurti është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:10
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi nga PDK, ka reaguar pas vizitës që kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, kishte në Shtërpcë, ku u pa të jetë i shoqëruar nga Cvetko Veljkovic, i cili kohë më parë kishte shprehte haptas simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladic.

Gjoshi në reagimin e tij ka thënë se Kurti për një grusht votash është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Albin Kurti

Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet.

Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq.

Ai një ditë do t'i mohojë edhe krimet e Serbisë në Kosovë.

Sa ishte opozitar i vizitojke Nanat Gjakovare dhe u premtonte se nuk shkon në dialog pa u zgjidhur fati i të pagjeturve. E kur hyri në Qeveri e harroi premtimin dhe shkoi u zgërdhi te Bërnabiqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat