Zhduket posteri i Loshit të Vetëvendosjes në Skenderaj, ja denoncimi i tij

Aktuale

Zhduket posteri i Loshit të Vetëvendosjes në Skenderaj, ja denoncimi i tij

Nga: A.Zh Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:08
Runik

Kanidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka thënë se është zhdukur posteri i tij në fshatin Runik në Skenderaj.

Ai ka thënë se shantazhet dhe kërcënimet nuk e frikësojnë për asnjë moment dhe nuk arrijnë ta ndryshojnë agjendën e tij.

Loshi ka theksuar se kur bëhet fjalë për vendosje të rendit dhe ligjit, ai nuk do të kursejë t’i denoncojë as familjarët e tij, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Loshit në Facebook:

Këto copëza letre në dritaret e këtij dyqani të zbrazët paraqesin gjurmët e posterit tim që mbrëmë, me lejen e pronarit e vendosa në Runik, në prani të shumë qytetarëve, të cilët nuk patën reagime. Pastaj shkova në një takim me miq dhe qytetarë të Runikut ku po kaloj disa ditë të fushatës sime. Sapo u ktheva vura re se posteri im ishte zhdukur. Ta përkujtojmë se e njëjta gjë ka ndodh edhe me posterin e kandidatit tjetër për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, zotit Hysni Mehani.

Denoncimin publik që unë po iu bëj incidenteve, siç ishin edhe ato me Albin Kurtin në Skenderaj, atë “me zollë” në Pemishtë, si edhe këtë tani me posterin tim në Runik, disa individë e kanë parë si tërheqje të vëmendjes për viktimizim që sipas tyre shërben si një mjet për të fituar vota më shumë. Nëse e shikoni portretin tim elektoral do ta shihni se fjalia e parë që shpreh synimin tim në politikë është se do të angazhohem për sundimin e rendit dhe të ligjit. Nëse unë nuk e raportoj, apo publikisht nuk e denoncoj çdo incident që ndodh gjatë punës sime në fushatë, si mund ta provoj para jush përcaktimin tim të patundur për shtet ligjor?!

Kur jemi të vendosja e rendit dhe ligjit unë nuk do të kursej t’i denoncoj as familjarët e mi. Prandaj para se dikush të vendos ta shantazhojë, apo kërcënojë dikë, le të këtë kujdes me ligjin. Nëse sot gjatë fushatës unë vendos të hesht para shantazheve dhe kërcënimeve, si mund t’i bind biznesmenët tanë në diasporë që duan të investojnë në Kosovë, se unë vërtet do të jem i pathyeshëm në luftën time për shtet ligjor, i cili është parakusht për investime.

Po e zëmë se nesër do të jem ministër i Punëve të Brendshme. A do ta meritoja atë post nëse paraprakisht nuk kam denononcuar incidentet rreth meje, apo subjektit tim politik?

Fundi i këtij procesi zgjedhor do të dëshmojë se unë nuk kam pasur nevojë për një grusht votash të viktimizimit. Fundja unë nuk e quaj veten viktimë përderisa shantazhet dhe kërcënimet nuk arrijnë të më frikësojnë për asnjë moment dhe nuk arrijnë ta ndryshojnë agjendën time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat